​633 raste aktive me COVID-19
BKT
Lajme

​633 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 633

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) Prishtina prinë me numrin e raste aktive, ku aktualisht janë 164 raste, e pasuar nga Ferizaj me 58, Gjilani me 50 si dhe komuna tjera me dhjetëra raste.

Në raportin e fundit IKSHPK njoftoi për 22 raste të reja me COVID-19.

Sipas këtij raporti prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.098 doza të vaksinës anti-Covid, ndërsa 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kurse, deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve, deri më tani është 223.158, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,126 persona./N.M


MË SHUME NGA Lajme