08:46 / 16.03.2022
Moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së sotme vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të larta gjatë ditës. Parashikohen ngrica në zonat e thella malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.























