Rama: Çmimi i naftës 203 lekë për litër deri më 21 mars
Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimin e sotëm të Bordit Kombëtar të Transparencës i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë ose pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Rama deklaron se çmimi i shitjes me pakicë i naftës për periudhën 16 deri më 21 mars do të jetë 203 lekë për litër.
Në mbledhjen e tij të radhës, ky Bord vendosi që çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë të jetë 193 lekë/litër.
Gjithashtu, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 203 lekë/litri ndërsa i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 206 lekë/litri
Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz të jetë i pandryshueshëm, 93 lekë/litri.
Në njoftimin për mediat theksohet se Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e hënë, datë 21.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.























