Meta përshëndet vendimin e GJND-së
BKT
Shqipëri

Meta përshëndet vendimin e GJND-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.

Me anë të një mesazhi Meta u shpreh se, “duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GJND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar”.

“Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina”, theksoi Meta.

“Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave evropiane”, nënvizoi Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri