Xhaçka: Shqipëria do të punojë me aleatët për të ndalur luftën në Ukrainë
BKT
Shqipëri

Xhaçka: Shqipëria do të punojë me aleatët për të ndalur luftën në Ukrainë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në një takim të Dërguarin Special të Kryesisë së OSBE-së, Artur Dmochowski.

Xhaçka u shpreh se Shqipëria mbështet plotësisht Kryesinë polake në drejtimin e OSBE-së në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë në Evropë.

Gjithashtu Xhaçka nënvizoi se, Shqipëria është e përkushtuar ndaj rendit të bazuar në rregulla ndërkombëtare dhe do të punojë ngushtë me aleatët për të ndalur luftën në Ukrainë.

“Takim mjaft i mirë me të Dërguarin Special të Kryesisë së OSBE-së, Artur Dmochowski. Ne mbështesim plotësisht Kryesinë Polake në drejtimin e OSBE-së në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë në Evropë. Shqipëria është e përkushtuar ndaj rendit të bazuar në rregulla ndërkombëtare dhe do të punojë ngushtë me aleatët për të ndalur luftën në Ukrainë”, u shpreh Xhaçka në një reagim në Twitter.

 


MË SHUME NGA Shqipëri