18 vjet nga trazirat e marsit të vitit 2004
Sot janë mbushur tetëmbëdhjetë vite nga revolta popullore në Kosovë që njihen si trazirat e marsit të vitit 2004.
Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, në Kosovë ishte instaluar misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë në komunat me shumicë serbe. Kështu më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si "Trazirat e marsit".
Këto trazira kishin filluar pasi që dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lum.
Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë.
Për këtë ditë sot në Kosovë drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të vizitojë Graçanicën me rastin e shënimit të 18 vjetorit të trazirave të marsit.























