12:42 / 17.03.2022
Sarrazin: Perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin
I Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka nisur vizitën e tij në Tiranë me takimin me kryeministrin Edi Rama.
Para vizitës, Sarrazin u shpreh se për të është e rëndësishme, që pas marrjes së detyrës si i Dërguar i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit.
“Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë”, ka thënë Sarrazin.























