Xhaçka: Rajoni të pozicionohet më afër BE-së
BKT
Shqipëri

Xhaçka: Rajoni të pozicionohet më afër BE-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichic.

Xhaçka u shpreh se në takim u fol për rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Sipas ministres rajoni duhet të pozicionohet më afër BE-së në këtë kohë sfiduese, duke përfshirë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Diskutim mjaft i mirë me Zv.kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichic për rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në mënyrë që rajoni të pozicionohet më afër BE-së në këtë kohë sfiduese, duke përfshirë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, u shpreh Xhaçka në një reagim në Twiter./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri