Kodheli pret Sarrazin: Të hapen negociatat midis Shqipërisë dhe BE-së
BKT
Shqipëri

Kodheli pret Sarrazin: Të hapen negociatat midis Shqipërisë dhe BE-së

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli zhvilloi dje një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi çështje të situatës politike në Europë, me fokus tek pushtimi i Ukrainës nga Federata Ruse.

Kodheli dhe Sarrazin i kushtuan një vëmendje të veçantë rrezikut të politikës agresive dhe hegjemoniste ruse për vendet evropiane e më specifikisht për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe nevojës së një uniteti e bashkëpunimi sa më të ngushtë për ti bërë ballë këtij rreziku.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu mbi perspektivën euro-atlantike të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht mbi nevojën e hapjes sa më parë të negociatave midis Shqipërisë dhe BE./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri