14:29 / 18.03.2022
‘Dridhet’ Liverpool, Salah mund t’i bashkohet Barcelonës ose PSG-së
Një lajm aspak i mirë vjen për tifozët e Liverpoolit.
Ylli i ‘The Reds’, Mohamed Salah mund të largohet nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni, transmeton RTKLive.com.
Sipas medieve angleze, sulmuesi egjiptian mund gjatë kësaj verë, mund t’i bashkohet Barcelonës dhe PSG-së.
Negociatat mes Liverpoolit dhe lojtarit, thuhet se kanë ngecur, dhe duket se egjiptiani është duke e menduar largimin nga skuadra e Jurgen Klopp-it.
Sic raportohet, Barcelona dhe PSG-ja janë duke u përgatitur që të hedhet në sulm për Salah-in.
Vera që po vjen duket se do të jetë e ‘nxehtë’ për reprezentuesin e Egjiptit. /F.BYTYQI/























