Osmani takohet me delegacionin amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten delegacionin nga Shtëpia e Bardhë.
Delegacioni është kryesuar nga asistentja për Siguri Kombëtare e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Elizabeth Sherwood-Randall.
Pjesë e delegacionit janë Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).
Delegacioni shoqërojej edhe nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier,
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga takimi.
Ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka dërguar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ka kërkuar ndihmën e SHBA-së që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Në letrën e Osmanit të cilën të enjten e publikoi RTKlive thuhej se Kosova sot është faktor kyç në promovimin e stabilitetit rajonal, duke shprehur që SHBA-të në këtë kohë sfiduese për të gjithë, mund të llogarisin në mbështetjen e Republikës së Kosovës./E.H/























