Lirohet nga detyra zv/ministri i MEPJ, Agron Tare
BKT
Shqipëri

Lirohet nga detyra zv/ministri i MEPJ, Agron Tare

Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Agron Tare u emërua në këtë detyrë në 11 dhjetor 2019.


MË SHUME NGA Shqipëri