OSBE: Një gur kilometrik i rëndësishëm për zgjedhjet në Shqipëri
BKT
Shqipëri

OSBE: Një gur kilometrik i rëndësishëm për zgjedhjet në Shqipëri

Prezenca e OSBE-së e cilësoi një gur kilometrik të rëndësishëm për zgjedhjet në Shqipëri certifikimin sot nga KQZ pa asnjë kontestim të rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit, pasi kjo, vëren Prezenca e OSBE, ndodhi për herë të parë në historinë 30-vjeçare të proceseve zgjedhore pluraliste.

 

Prezenca e OSBE-së përgëzoi administratën zgjedhore dhe partitë politike për këtë zhvillim domethënës, që sipas saj, vërteton edhe një herë profesionalizmin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Ne kemi besim se ata do ta ruajnë këtë arritje të rëndësishme, pasi qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje ku çdo votë respektohet. Sikurse tha Komisioneri Celibashi, ka ende shumë për të bërë për të rritur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. OSBE-ja qëndron e gatshme të kontribuojë në reformën zgjedhore dhe mbetet partnerja kryesore e KQZ-së në përpjekjet për zgjedhje gjithnjë e më të mira”, thuhet në deklaratën e Prezencës së OSBE-së./ATSH


MË SHUME NGA Shqipëri