15:17 / 19.03.2022
36 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës.
Kurse, deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093.
Sipas të dhënave, numri i rasteve aktive është 656.
























