Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e ujit për tre centë më shumë
Shtrenjtimin e ujit për tre centë në kubik tashmë qytetarët po e vërejenë në faturat që po u vijnë. Shtrenjtimi i ujit për qytetarët po shihet si sfidues, pasi sipas tyre pagesa për çdo muaj, jo vetëm e ujit por edhe e faturave të tjera, po ua vështirëson mbijetesën.
Gani Rexhepi, shtrejtimin e çmimit të ujit e ka vërejtur vetëm kur ka bërë dallimin mes faturave, ai ka paguar 1.30cent me shtrenjtë.
"Fjalë kam degju që do të ketë ngritje të çmimit, por derisa më ka ardhë fatura nuk e kam vërejtë, shëmbull konkret e kam këtu faturën e muajit 12-të që e kam pagu 5.6cent kurse fatura në muajin vijim më ka ardhë 6.36 cent", tha ai.
Ganiu thotë se uji paguhet për çdo muaj ,prandaj konsederon se çmimi është i shtrenjtë."Vetëm edhe kjo na u ka dashtë që t'a rëndoj më shumë xhepin e qytetarit"
Zv. Drejtori i Autoritetit Rregullativ të Ujit , Abedin Azizi gjatë raportimit në komision për ekonomi ka bërë të ditur se kompania rajonale e ujsjellësit në Prishtine ka shtrenjëtuar tarifat rreth 0.3 cent .
Ai ka thëne se ky shtrenjëtim ka ndodhur edhe në komunat tjera: Prizren, Gjakovë dhe Pejë.
Ndërsa në një përgjigje për RTK-në nga ujësjellësi rajonal i Prishtinës thonë se procesi tarifor ka filluar nga 1 janari i këtij viti, derisa faturim paushall nuk aplikohet më.























