Juve në ‘luftë’ me Unitedin dhe PSG-n për Araujo
Klubi i madh italian, Juventus raportohet se i është bashkuar garës për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo.
Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ ka hyrë në garë për mbrojtësin e ‘Blaugranave’ Araujo, transmeton RTKLive.com.
Reprezentuesi i Uruguait në fund të këtij sezoni, duket se do të largohet nga ‘Camp Nou’.
Araujo është duke bërë një sezon të madh me skuadrën e Xavit, duke ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
Manchester United dhe PSG-ja prej kohësh janë duke e vëzhguar lojtarin, por tani në garë është futur edhe Juventusi.
Trajneri i torinezëve, Massimiliano Allegri thuhet se pëlqen mbrojtësin e Barcelonës, të cilin synon ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Juve, United dhe PSG pritet të bëjnë garë të ashpër gjatë kësaj verë, për të transferuar Araujo. /F.BYTYQI/























