Hagë, në rastin e Mustafës ka dhënë dëshminë një dëshmitar i mbrojtur
BKT
Lajme

Hagë, në rastin e Mustafës ka dhënë dëshminë një dëshmitar i mbrojtur

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka dhënë dëshminë e tij një person i mbrojtur, në rastin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për publikun, dëshmitari ka thënë se deri tani ka heshtur për shkak të frikës. Ai është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun,
me kërkesë të mbrojtjes së viktimave.

Ndërsa, mbrojtja e Salih Mustafës do të paraqesë nesër deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë. Kjo shënon fillimin e çështjes së mbrojtjes e cila tutje do të vazhdojë me provat dhe dëgjimin e 17 dëshmitarëve./RTK
 


MË SHUME NGA Lajme