Kastrati: Kërkesa për tërheqjen e 30 përqindëshit është më shumë politike
Albulenë Kastrati, njohëse e zhvillimeve ekonomike në emisionin ”Imazhi i ditës” në RTK, tha se është kundër kërkesave politike, si i quajti ajo, tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve nga Trusti pensional.
“Unë si ekonomiste pajtohem me mos tërheqjen e mjeteve të trustit edhe pse e kuptoj krizën e tanishme ekonomike, madje kam qenë edhe kundër tërheqjes së 10 përqindëshit që është bërë më herët”, tha ajo.
Kastrati thotë se këto mjete janë parapa për moshën e pleqërisë, sepse edhe po të aprovohej një kërkesë e tillë për tërheqjen e këtyre mjeteve kjo nuk do të ndihmonte shumicën e atyre kontributdhënësve sepse shumica e tyre edhe ashtu kanë pak mjete në Trust.
Sipas Kastratit, kjo është një kërkesë më shumë politike, sepse askush nuk mund të garantojë më shumë mirëqenie për qytetarët që edhe ashtu kanë pak mjete në trustin pensional.
Kasdtrati foli edhe për kërkesën për rritjen e pagës minimale. Ajo tha se është e vërtetë se paga minimale është shumë e vogël por me gjasë, tha ajo, ka edhe mospajtime në mes palëve në bisedime në mes përfaqësuesve të sindikatave, të bizneseve dhe të qeverisë. Ajo thotë se duhet të gjendet një balenës në mes palëve.
Sipas Kastratit edhe paga prej 265 euro si pagë minimale do të ishte e vogël, sepse me një pagë të tillë nuk do të mund të mbuloheshin shpenzimet e nevojshme për një familje katër antëtarëshe.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, sot, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit duke folur për nismën e PDK-së rreth tërheqjes së 30 përqindëshit të trustit, tha se Vetëvendosje nuk do ta mbështes dhe se me opozitën do të diskutojnë modalitete të tjera.
E shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë tha se do t`i dërgoj Qeverisë projektligjin me ndryshimet dhe plotësimet për trustin pensional në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të tërheqin një pjesë të mjeteve nga trusti si pasojë e ngritjeve të çmimeve të produkteve esenciale./N.Mekolli/























