Gjiganti italian në sulm për Cavanin
BKT
Sport

Gjiganti italian në sulm për Cavanin

Klubi i famshëm italian, Inter është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Unitedit, Edinson Cavanin.

Sipas mediave angleze, ‘Nerazurët’ janë hedhur në sulm për Cavanin, transmeton RTKLive.com.

Reprezentuesi i Urugait, tashmë duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni, të largohet nga ‘Old Traffordi’.

Veterani i Unitedit kërkohet nga disa klube tjera jashtë Anglisë, përfshirë skuadrat e La Ligës.

Krerët e Interit thuhet se po kërkojnë një sulmues më përvojë dhe Cavani është objektivi i tyre.

Cavani shihet si pasues i denjë Edin Dzeko tek skuadra italiane pasi që internistët ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re me sulmuesin boshnjak. /F.BYTYQI/