10:03 / 22.03.2022
E kërkon Bayern Munich
Gjiganti gjerman, Bayern Munich raportohet se është i interesuar për mbrojtësin e Manchester Cityt, Pedro Porro.
Reprezentuesi spanjoll këtë sezon të garave, po luan në formë huazimi tek Sporting CP, skuadër më të cilën lojtari dëshiron të nënshkruajë kontratën e re, transmeton RTKLive.com.
Por, siç raportojnë mediat gjermane, Bayern Munich është i etur për Porron, të cilin do të provojë ta bind në afatin kalimtar të verës që po vjen.
Porro me Sportingun ka shënuar katër gola dhe ka shtatë asistime në 28 paraqitje e tij këtë sezon të garave.
Lojtari thuhet se po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane. /F.BYTYQI/























