12:55 / 22.03.2022
Kryeministri Rama uron besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj, të cilët sot festojnë Sulltan Novruzin.
‘Mirëmëngjes dhe me teqenë magjike të Sari Salltikut e me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes!’- shkruan Rama./rtsh























