Presidenti Meta nuk komenton largimin e Bashës
BKT
Shqipëri

Presidenti Meta nuk komenton largimin e Bashës

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ishte për një vizitë në Kryegjyshatë me rastin e Sulltan Novruzit.

Nga këtu, kreu i shtetit bëri urim për besimtarët bektashi, ndërsa refuzoi që t’ju përgjigjej gazetarëve për dorëheqjen e Lulzim Bashës, si kryetar i PD-së.

 “Këtu jemi për pranverën dhe unë e dua shumë pranverën sepse dhe unë kam lindur në Pranverë, madje dhe shumë pranë Sulltan Novruzit. Nuk është sekret unë emrin e dytë e kam Novruz nga gjyshi. Nuk kam përgjigje për këto pyetje që nuk kanë vend në oborrin e Kryegjyshatës, ndaj sot i bashkohem lutjeve të kryegjyshit që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrën e çdo shqiptari që po ndeshen me vështirësi më të mëdha edhe për shkak të çmimeve dhe krizave ekonomike dhe t’i bashkohem lutjeve për paqe në botë e sidomos në Ukrainë, ku po vuajnë kaq shumë njerëz të pafajshëm, le të na ftojë për më shumë optimizëm, bashkëpunim dhe solidaritet, në radhë të parë me njeri-tjetrin”, deklaroi Meta./rtsh

 


MË SHUME NGA Shqipëri