Zjarr i madh në Krujë, digjen disa hektarë pyje
BKT
Shqipëri

Zjarr i madh në Krujë, digjen disa hektarë pyje

Një zjarr i madh ka rënë në liqenin e Pacungut në Krujë pranë. Sipas raportimeve sipërfaqja e djegur deri në këto momente është mjaft e madhe, ndërkohë që ende nuk ka asnjë ndërhyrje për shuarjen e flakëve.

Burime bëjnë me dije se zjarri vijon të djegë pyjet duke u favorizuar edhe era e madhe.

Ndërhyrja e zjarrfikësve duket e pamundur për shkak të terrenit, dhe e vetmja mënyrë për fikjen e zjarrit duket ndërhyrja nga ajri. /abc/


MË SHUME NGA Shqipëri