22:54 / 22.03.2022
Ylli spanjoll dëshiron të largohet nga Real Madridi
Siç raportohet nga “El Nacional”, Marco Asensio do të kërkojë largimin nga Real Madridi gjatë kësaj vere, vetëm një vit para përfundimit të kontratës së tij aktuale.
Ylli spanjoll nuk është i kënaqur me minutazhën e tij te “Galaktikët”, dhe nuk dëshiron më që të presë për shansin e tij, ku është i gatshëm që të largohet nga “Santiago Bernabeu”, përcjell KP.
Raportohet se në garë për të siguruar shërbimet e Asensios janë Arsenali, Tottenhami, Roma, Sevilla dhe Atletico Madridi, por krerët e Realit do të kërkojnë 30 milionë euro për shitjen e tij.
Në këtë sezon, Marco Asensio ka arritur të bëjë 33 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin, duke regjistruar 10 gola dhe një asistim mbi emrin e tij.























