Ilir Meta ftohet për vizitë në Turqi nga kreu i opozitës turke Kiliçdaroglu
BKT
Shqipëri

Ilir Meta ftohet për vizitë në Turqi nga kreu i opozitës turke Kiliçdaroglu

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, është ftuar për vizitë në Turqi nga lideri i opozitës turke kryetari i Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit të martën në Tiranë të zotit Meta me Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, Ali Kiliç.
Në fokus të këtij takimi ishin marrëdhëniet miqësore mes dy popujve. Zoti Meta u shpreh se patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë. "Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë" tha ai./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri