40 raste të reja me Covid-19
BKT
Lajme

40 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.

Sipas njoftimit, prej mbi 1 mijë testimeve, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.

Njoftimi i plotë:

 - Në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 - Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
 1.820.360 doza të vaksinës.

 - Deri më sot 819.597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 - Deri më sot janë dhënë 99.470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 - Nga 1.039 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 - Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

 - Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.

 - Në total numri i rasteve aktive është 650./P.Gashi/


MË SHUME NGA Lajme