Griesse e Rrahmani besojnë në rezultat pozitiv ndaj Burkina Faso-s
BKT
Sport

Griesse e Rrahmani besojnë në rezultat pozitiv ndaj Burkina Faso-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër luan miqësoren kundër Burkina Faso-s.

Trajneri i ri i ‘Dardanëve’, Alain Giresse në konferencën për media, një ditë para ndeshjes, është shprehur se të përzgjedhurit e tij, janë të gatshëm për duelin e nesërme, të parin nën drejtimin e teknikut francez, shkruan RTKLive.com.

Giresse tha se grumbullimi i parë ka qenë më shumë njohës, por ai pret paraqitje të mira nga lojtarët që luajnë në ligat ndërkombëtare.

Ai tha se me lojtarët ka folur edhe për objektivat e Kombëtares sonë. Giresse thekson se skuadra të cilën ai e drejton synon të ndërton ekipin që do t’i përshtatet lojës së secilit kundërshtar.

“Padyshim gjetja e parë që kemi bërë ka qenë prezantimi me lojtarët. Ajo çka pres pa dyshim është nga lojtarët që luajnë në ligat ndërkombëtare. E rëndësishme është dëshira e lojtarëve që luajnë jashtë dhe shprehin dëshirën për luajtur për Kosovën”, tha Giresse.

“Në vijim kemi fol për objektivat dhe qëllimet tona që ja kemi vendosur vetës në kompetecionet tona”, theksoi francezi.

“Qysh e kemi thënë më herët që të gjithë lojtarët të përfshihen në këto dy ndeshje. Padyshim ky trajnim dhe të cilin e kemi edhe sot, do të na jep idetë e fundit sesi do të shfaqim para Burkina Faso-s. Ne nuk po zgjedhim partner për të luajtur, nuk ka partner ideal, qëllimi jonë është që t’i përshtatemi lojës së cilit ekip. Secili ekip e ka mënyrën e lojës së vet dhe Burkina Faso ka mënyrën e lojës së vet dhe ne duhet t'i përshtatemi. Varësisht nga kundërshtari jonë, ne do ta zhvillojmë lojën tonë”, tha Giresse.

Optimist për paraqitje të mirë në duel me Burkina Faso-n, është shprehur edhe kapiteni i ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani. Ai mendon se miqësorja me Burkina Fason dhe Zvicrën, do t’i shërbejnë skuadrës sonë për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin qershor.

Rrahmani mendon se trajneri i ri Giresse është një person pozitiv.

“Te përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e qershorit. Pas kësaj ndeshje, kemi lojën me Zvicrën dhe të dy ndeshjet na ndihmojnë për ndeshjet e qershorit”, tha Rrahmani.

“Do të shikojmë këto dy ndeshje për të parë se çfarë kërkon trajneri dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e qershorit. Është ende fillimi, dje kemi pas stërvitjen e parë, do të shohim edhe sot se si do ta përgatitemi ndeshjen dhe pas ndeshje do të shohim se çfarë kemi bërë. Është njeri pozitiv, dhe shpresoj të jetë kështu gjithmonë sepse na duhet një njeri pozitive”, theksoi Rrahmani.

Ndeshja Kosova-Burkina Faso luhet nesër prej orës 18:00 dhe transmetohet në RTK. /F.BYTYQI/