21:29 / 23.03.2022
Kurti: Albright mike e Kosovës, do të na mungojë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sekretarja Albright ishte grua e shquar dhe me moral të pakompromis dhe një mike e Kosovës deri në fund.
“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeleine Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar ai.
Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur sot në moshën 84 vjeçare.
























