09:06 / 24.03.2022
24-vjetori i `Epopesë së Dukagjinit`
Sot shënohet 24-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si `Epopeja e Dukagjinit` që u zhvillua më 24 mars 1998, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt i bëri ballë rrethimit të forcave pushtuese serbe në Gllogjan.
Me këtë betejë fillon lufta frontale ndërmjet forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në Zonën Operative të Dukagjinit. Para agimit të 24 marsit të vitit 1998, fshati Gllogjan i komunës së Deçanit ku jetojnë familja Haradinaj sulmohet nga forcat policore serbe. (RTK)























