Meta:Do ta kujtojmë gjithmonë kontributin e Albright për çlirimin e Kosovës
Presidenti Ilir Meta shprehet se do ta kujtojmë gjithmonë rolin dhe kontributin e madh të Madeleine Albright për Çlirimin e Kosovës.
Meta shpreh mirënjohje ndaj Sekretares së Shtetit, për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA duke publikuar një video nga vizita e saj në Shqipëri.
“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq. Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, shprehet Meta./atsh























