Deputetët e AAK-së bëjnë homazhe në Gllogjan
Në 24-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit” në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan ka bërë homazhe Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo datë do të kujtohet gjatë gjithë historisë së kombit tonë.
“Kemi vendosur që prononcimin tonë si grup parlamentare ta bëjmë këtu nga Gllogjani një vend historik, një vend ku prehen burrat dhe gratë që dhanë jetën e tyre dhe dëshmuan se liria ka çmim, por liria është e padiskutueshme për kombin dhe vendin tonë. Kemi vlerësim të lartë për kontributin e NATO-s si datë e rëndësishme e 24 marsit, por njëkohësisht për të vlerësuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Epopenë e Dukagjinit dhe gjithë dëshmoreve të kombit”, tha ai.
Kurse, në seancën e veçantë që po mbahet për nder të 23-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër gjenocidit serb në Kosovë, deputetët e kësaj partie nuk po marrin pjesë, për shkak të aktiviteteve në përvjetorin e "Epopesë së Dukagjinit" në Gllogjan.























