16:23 / 24.03.2022
Xhaçka: Uniteti i NATO-s, më i fortë se kurrë përballë agresionit rus
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot se, koherenca dhe uniteti i aleatëve është sot më i fortë se kurrë, përballë agresionit rus.
Në një reagim në Twitter pas punimeve të Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel, Xhaçka u shpreh se, “në samitin e NATO-s në Bruksel. Vendosmëri dhe angazhim konkret, për të garantuar sigurinë e të gjithë aleatëve dhe për të ndihmuar Ukrainën. Koherenca dhe uniteti i aleatëve është sot më i fortë se kurrë, përballë agresionit rus.”
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ishte pjesë e delegacionit shqiptar që mori pjesë në punimet e Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.























