Morina: Kosova ndaj Burkina Fasos duhet të japë sinjale të qarta ndryshimi
Njohësi i futbollit, Arbnor Morina konsideron se ndeshja e sotme e Kosovës kundër Burkina Fasos duhet të japë sinjale se gjendja në Kombëtaren e Kosovës po ndryshon për të mirë pas ardhjes së trajnerit të ri, francezit Alain Giresse.
Morina ka folur të enjten në RTK.
“Ai (Giresse v.j.) po do të bëjë një eksperiment për të parë aftësitë e secilit. Kemi ndryshime brenda ekipit. Ai do ta ketë një pasqyrë për ta ditur se si mund të luajë. Tash është një epokë e re ku selektori i ri do të mundohet ta bëjë një skuadër më të respektueshme dhe ku do të mundohet të na japë edhe fitore. Ndeshja e sotme duhet të na japë sinjale të qarta se gjendja do të ndryshojë për të mirë”, ka thënë Morina.
Morina duke folur për lojtarët e Kosovës ka thënë se i sapoardhuri Emir Sahiti mund t’i japë skuadrës edhe më shumë cilësi.























