19:33 / 24.03.2022
Domgjoni shënon në debutim, Kosova deklason Burkina Fason
Kosova e ka realizuar edhe golin e pestë ndaj Burkina Fasos. Debutuesi Toni Domgjoni ka gjetur golin në minutën e 73-të.
Momentalisht rezultati është 5-0.
Burkina Faso ishte gjysmëfinalist në kampionatin afrikan të mbajtur së fundmi, ndërsa edhe në Ranglistën e FIFA-s qëndron në pozitë më të mirë se sa Kosova.























