Haxhiu: Gjyqtarët e Mitrovicës nuk mund të tallen me institucionet
BKT
Lajme

Haxhiu: Gjyqtarët e Mitrovicës nuk mund të tallen me institucionet

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq.Këtë vendim të KGJK-së e ka përshëndetur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu përmes një shënimi në Facebook ka thënë se gjyqtarët e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”.

Ministrja e Drejtësisë ka shkruar se vendimi për shkarkimin e Stevanoviqit është i drejtë dhe ka edhe mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë.“Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë”, deklaroi tutje Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme