18:20 / 25.03.2022
Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë edhe një gjeneral rus në Kherson
Të paktën gjashtë gjeneralë rusë përfshi një zëvendëskomandant të flotës së Detit të Zi, besohet se janë vrarë që nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukrainë.
Ushtria ukrainase thotë se forcat e saj kanë vrarë gjenerallejtënantin rus, Yakov Rezantsev gjatë luftimeve në Chornobaiivka, në rajonin Kherson në jug të Ukrainës.
Sipas një njoftimi të ushtrisë së Ukrainës Rezantsez ishte komandant i Njësisë 49-të të Qarkut Ushtarak Jugor të Federatës Ruse.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk e ka komentuar ende njoftimin e ushtrisë ukrainase.























