10:24 / 26.03.2022
Sonte Spanjë-Shqipëri, bastet “masakrojnë” kuqezinjtë
Shqipëria dhe Spanja luajnë sot për herë të tetë në historinë e dy kombëtareve, edhe pse kjo është e para përballje miqësore mes tyre.
Kompanitë e huaja të basteve i lënë të pashpresë kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja.
Fitorja e Spanjës kuotohet me 1.15, ndërsa barazimi ka koeficientin 7.5.
Fitorja e Shqipërisë në këtë miqësore që luhet në Barcelonë e ka koeficientin 17, por kjo nuk do të thotë se surprizat mund të mungojnë.























