19:27 / 26.03.2022
Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Anglisë e Zvicrës
Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Wembley” në miqësoren mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Zvicrës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, Anglia dhe Zvicra hynë drejt zhveshtoreve me rezultat të barabartë 1:1, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, ishte sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Breel Embolo, ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku pas një asistimi tejet të bukur të Shaqirit, kalon “Helvetikët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 22’ të ndeshjes.
Ndërkaq, në minutat e fundit të pjesës së parë, respektivisht në minutën e 45’+1 shtesë, Anglia gjeti barazimin përmes golit të mbrojtësit të krahut të majtë Luke Shaw.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.























