Anglia kalon në epërsi kundër Zvicrës
BKT
Sport

Anglia kalon në epërsi kundër Zvicrës

Kombëtarja e Anglisë ka arritur të kalojë për herë të parë në epërsi në ndeshjen kundër Zvicrës.

“Tre Luanët” kanë kaluar në avantazh prej 2:1 në ndeshjen kundër Zvicrës, përmes golit të sulmuesit Harry Kane, përcjell KosovaPress.

Përmes një penalltie e cila u akordua nga gjyqtari në favor të Anglisë, Kane shënon golin e dytë për anglezët në minutën e 78’ të ndeshjes.

Rezultati momental i ndeshjes është 2:1 në favor të Anglisë.