08:37 / 28.03.2022
659 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 659.
Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja, ndërkaq janë shëruar edhe 32 qytetarë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 223 mijë e 572.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 11 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 99 mijë e 780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./N.M./























