10:35 / 28.03.2022
Nga heqja e dyerve të blinduara tek adezivët, si duket sot PD-ja
Fillimi i kësaj jave ka gjetur selinë blu të pastruar plotësisht.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket qartë se është hequr çdo gjë, duke nisur nga dyert e blinduara tek adezivët nëpër xhama dhe banerat.
Kujtojmë se dyert e blinduara u vendosën para protestës së 8 janarit për të mos lejuar mbështetësit e Berishës që të hynin në godinën e selisë blu.























