Shqipëri: 504 qytetarë aktivë me COVID, 14 pacientë në spital
BKT
Shqipëri

Shqipëri: 504 qytetarë aktivë me COVID, 14 pacientë në spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 504 qytetarë janë aktivë me COVID në Shqipëri, ndërsa 14 pacientë po marrin trajtim në spitale.

Nga 804 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID, 27 qytetarë, prej tyre 15 në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër, 1 në Kukës, Lushnjë, Berat.

Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk mundi ta fitonte betejën me COVID-in një 82-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.463.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 273.459 raste, 269.463 janë shëruar, 504 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.492 pacientë.


MË SHUME NGA Shqipëri