Flet nëna e Will Smith: Ishte hera e parë që e shikoja të dhunshëm
BKT
Magazina

Flet nëna e Will Smith: Ishte hera e parë që e shikoja të dhunshëm

Nëna e Will Smith ka reaguar për incidentin që tronditi ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2022 pasi aktori sulmoi komedianin Chris Rock për një batutë ndaj gruas së tij, Jada Pinkett. Carolyn Smith e ka përshkruar sjelljen si krejtësisht jashtë karakterit.

“Ai është një person shumë i drejtë, njerëzor,” tha ajo të hënën për Action News. “Kjo është hera e parë që e kam parë të reagojë ashtu. Hera e parë në jetën e tij.”, tha 85-vjeçarja duke shtuar se i kishte kërkuar të birit që të largohej me pushime për t’u qetësuar nga kjo ngjarje.

Carolyn tha se ai e meritonte të fitonte çmimin për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “King Richard”, vlerësim që iu dha pas incidentit me komedianin. “Unë e di se si ai punon, sa shumë punon ai. Mendova se atij duhej t’i jepej një (Oscar) për të gjithë ata (filmat e tij).”, u shpreh ajo.

Rock mbulon nofullën e tij pasi u godit me shuplakë në fytyrë, por vazhdoi të shpallte fituesin për dokumentarin më të mirë pas një pauze shumë të vështirë

Carolyn Smith shihet pranë një muraleje të djalit të saj në Filadelfia, ku ajo jeton ende


MË SHUME NGA Magazina