Meta u përshëndet me euroambasadorin në largim Luigi Soreca
BKT
Shqipëri

Meta u përshëndet me euroambasadorin në largim Luigi Soreca

Presidenti Ilir Meta i tha euroambasadorit Luigi Soreca se vlerëson punën e tij në krye të Delegacionit të Bashkimit Europian për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Meta u përshëndet me ambasadorin Soreca, i cili dorëzon detyrën në Shqipëri pasi emërohet në një tjetër pozitë nga BE-ja.

Për presidentin Meta çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona, ashtu edhe për vetë Bashkimin Europian, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

“Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend, që aspiron anëtarësimin në BE"-tha presidenti.

Meta shtoi se në kontekstin e zhvillimeve të fundit, ka evidentuar rëndësinë që ka linjëzimi i plotë i politikës së jashtme dhe sigurisë së Shqipërisë me atë të BE, përfshirë me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.


MË SHUME NGA Shqipëri