17:39 / 29.03.2022
Gjonbalaj: Kosova të mos luajë me eufori, por as s`duhet të jetë inferiore
Njohësi i futbollit, Malësor Gjonbalaj konsideron se Kosova është e përqëndruar për të nxjerrë një rezultat pozitiv sonte ndaj Zvicrës.
Ai ka folur të martën në RTK.
“Kosova nuk duhet të luajë me eufori, sepse Zvicra nuk është Burkina Faso. Por Kosova nuk duhet as të jetë inferiore, sepse jemi ekip me cilësi”, ka thënë ai.
Gjonbalaj ka pasur dilemma në rreshtimin e Kosovës në mesfushë, meqë sipas tij bëhet fjalë për futbollistë që nuk kanë luajtur shumë bashkë.
Kosova dhe Zvicra ndeshen sonte në Zurich në një ndeshje miqësore. Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTK.























