22:26 / 29.03.2022
Qipro i bashkohet grupit të Kosovës në Ligën e Kombeve
Qipro ka plotësuar edhe një vend të zbrazët që ishte në grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja e Qipros ka arritur të mposhtë Estoninë me rezultat 2-0, duke iu bashkuar kështu Grupit 2 në Ligën C.
Grupi 2 në Ligën C, tani përbëhet nga Kosova, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Qipro.
Qipro në ndeshjen e parë me Estoninë kishte luajtur baraz.























