23:52 / 29.03.2022
Haradinaj: Përgëzoj Giresse dhe çunat e Kosovës!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në Facebook pas barazimit të kombëtares së Kosovës kundër Zvicrës.
“I kënaqur me lojën e mrekullueshme të çunave të Kosovës në Zvicër. Kemi përjetuar dhe atmosferën, e cila ngjante sikur loja po zhvillohej në Prishtinë. Përgëzoj përzgjedhësin Alain Giresse dhe të gjithë ekipin që vazhdon të na bëjë krenarë”, ka shkruar Haradinaj.
Kosova dhe Zvicra sonte patën një ndeshje miqësore, e cila përfundoi me barazim 1:1.























