Antenat satelitore, si simbol të rezistencës
BKT
Lajme

Antenat satelitore, si simbol të rezistencës

Qytetarët e Prishtinës e kanë përkrahur vendimin e Komunës së Prishtinës për heqjen e antenave satelitore nëpër ballkonet e shtëpive dhe banesave të tyre, duke u arsyetuar se po e shëmtojnë pamjen e qytetit. Por disa qytetar nuk duan ta heqin, duke e ruajtur si simbol të rezistencës.

Antenën satelitore të vendosur në vitet e 90-ta, një qytetar i Prishtinës e sheh si simbol.  Pavarësisht vendimit të komunës për heqjen e antenave, ai thotë se nuk do ta zbatojë atë, raporton RTK.

Në shumë ndërtesa në Kosovë, vite më parë ishin vendosur këto antena satelitore, pas territ informativ që u bë nga regjimi i atëhershëm i Milloshqeviqit.

Qytetarët që i heqin këto antena, mund t’i shesin në vendgrumbullimin e metaleve te kompanitë në Prishtinë. Pronari i një kompanie të tillë thotë se janë të gatshëm t'i blejnë antenat për 30 centë kilogramin, të cilat pastaj i çojnë jashtë vendit për shkrirje.


MË SHUME NGA Lajme