09:05 / 30.03.2022
Haxhiu nis takimet në Hagë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nis sot takimet në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në procese gjyqësore atje.
Pak para nisjes në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, Haxhiu ka treguar më detajisht se me kë do të takohet e kë jo.
Ministrja ka bërë të ditur se do ta takojë Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin dhe Pjetër Shalën.
Ndërsa me ish-presidentin Hashim Thaçi e ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ajo nuk do të zhvillojë takim pasi nuk kanë pranuar të takohen, kurse gjykata nuk na e ka mundësuar takimin me Salih Mustafën.
Ministrja Haxhiu, në Hagë, shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Buogujevci e të tjerë.























