09:43 / 31.03.2022
Rama publikon pamje nga punimet në tunelin e Llogarasë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga tuneli i Llogarasë. Rama ka treguar se janë hapur 1200 metra e që gjithë puna u bë me një ritëm të shpejtë të punëve.
“MIRËMËNGJES dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
























